Izraeli ështe pikërisht shteti i parë në botë i cili tani lejon hyrjen e një pjese të turistëve në vend ,pas uljes së ndjeshme të rasteve nga Covid-19, e cila ka ndodhur nga fushata e imunizimit.
Bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Turizmit data e lejimit të hyrjes se turistëve e cila do të jetë 23 maj dhe të gjithë turistët që do të hyjnë në vend do të jenë të vaksinuar.
“Izraeli është vendi i parë që vaksinohet dhe populli i Izraelit është i pari që gëzohet për këtë rezultat. Pas hapjes së ekonomisë, është koha për të lejuar turizmin në një mënyrë të kujdesshme”, theksoi Ministria e Shëndetësisë.
Vetëm një muaj më parë , Izraeli filoi të hapte ekonominë e vendit pas vaksinimit masiv të qytetarëve ne mënyrë të suksesshme.
(I.SH/faxweb.al)