Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Izet Haxhisë i vdes e ëma, nuk i jepet leja të shkojë në varrim: Drejtuesi i SPAK na tha se…

Izet Haxhia nuk është lejuar të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të të ëmës sipas avokatit të tij, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, pavarëisht masave që mori Drejtoria e Burgjeve dhe strukturat e Policisë së Shtetit, ai nuk u lejua nga Prokuroria.

Sipas Idajet Beqirit, për shkak se prokurori i çështjes është rrëzuar nga vetting, dosja e Haxhisë ende nuk ka një prokuror nërsa shton se ai vetë i është drejtuar SPAK dhe Gjykatës Speciale të Krimeve të Rënda, pasi çështja e Izet Haxhisë u dërgua në këtë Gjykatë për kompetencë.

“Drejtuesi i SPAK ktheu përgjigjen negative, duke theksuar se nuk është organi kompetent për të dhënë lejen përkatëse, sikurse edhe Gjykata bëri të njëjtën gjë”, shkruan Beqiri.

Reagimi i plotë:

Katrahura në institucionet e drejtësisë nuk lejoi Izet Haxhiaj të merrte pjesë në varrimin e nënës së tij. Sot, në orët e para të mëngjesit ndërroi jetë nëna e Izet Haxhisë, ish badigardit kryesor të ish Presidentit të Republikës, Sali Berisha. Ceremonia mortore ishte caktuar në orën 15.00 të ditës së sotme, në fshatin Babinjë të Tropojës.

Për hir të së vërtetës, autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve si dhe strukturat e policisë së shtetit dhe ato të burgjeve, në një kohë rekord i morën të gjitha masat për të bërë shoqërimin e të paraburgosurit Izet Haxhiaj për në Tropojë, me qëllim që t’i hidhte një grusht dhe nënës së tij, njeriut më të dashur të jetës.

Mirëpo të drejtën e lejes në këto raste e ka Prokurori. Prokuror i kësaj çështje ishte Besnik Muçi. Meqënëse atë e rrëzoi vettingu, kjo çështje ka mbetur pa prokuror. Avokati i Izet Haxhisë dhe Institucioni i IEVP “Mine Peza” në Tiranë, ju drejtuan SPAK dhe Gjykatës Speciale të Krimeve të Rënda, pasi çështja e Izet Haxhisë u dërgua në këtë Gjykatë për kompetencë. Drejtuesi i SPAK ktheu përgjigjen negative, duke theksuar se nuk është organi kompetent për të dhënë lejen përkatëse, sikurse edhe Gjykata bëri të njëjtën gjë.

Ky është një rast i paprecedent, anti human dhe kundër standardeve të arritura deri më sot, kur dy institucione të rëndësishme të drejtësisë i pasojnë njëra-tjetrës një akt formal, pasi përgjegjësinë vendimtare për shoqërimin pa probleme të të paraburgosurit në këto raste e kanë administrata dhe autoritetet policore të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilat për hir të së vërtetës e përgatitën gjithçka në nivelin më të lartë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *