Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Ivanka Trump e revoltuar me babain e saj: Ka gabuar me familjet e emigrantëve dhe…

Shtëpinë e Bardhë po e shoqrojnë mosmarveshje të mëdha në familje. Pak kohë më parë, e vetmja e cila kishte dalë kundër poltikave të Presidentit Trump, ishte gruaja e tij Melanie Trump, shkruajnë mediat vendase.

Por pas kaq shumë muajsh heshtje dhe pa asnjë prononcim për këtë çështje ka folur vajza e tij Ivanka Trup, e cila e konsideron të padrjetë ndarjen e familjeve.

Ajo e ka bërë një kritikë  publike për babain e saj, pikërisht për dy tema që janë më në qendër të vëmendjes së manjatit, emigrantët dhe mediat.

Për vajzën e Presidentit, në fakt është e gabuar të ndash familjet e emigrantëve, ndërsa nuk ka lënë pa përmedunr edhe faktin se  gazetat e televizionet nuk janë armiq të popullit siç pretendon i ati.

Çështja e ndarjes së familjeve emigrante përshkruhet nga Ivanka si “pika më e dobët e pranisë sime” në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar vështirësinë e rolit të saj si këshilltare e babait me të cilin, megjithatë, jo gjithmonë bie dakord edhe pse ai e konsideron atë krahun e djathtë.

Dhe pikërisht për shkak të politikës së emigracionit, vajza e Trump ishte kritikuar ashpër për mos ndalimin e manjatit dhe për mos distancimin publik nga ai.

(E.V/Faxweb.al)

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *