Mandati i PDIU-së në Tiranës është bërë një mollë sherri më vete. KQZ e certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë duke hedhur kështu poshtë kërkesën e PDIU-së për rishqyrtim.
Mirëpo partia e çamëve nuk e ka lënë me kaq. Nga ajo që mësohet është se PDIU ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KQZ për mandatin e Tiranës.
Kujtojmë se mandati i PDIU-së në Tiranë u humb vetëm për 30-vota, një fakt vërtet tronditës ky duke nxjerrë edhe njëherë në pah të metat e Kodit Zgjedhir që kuotat për Tiranën duhet të kalojnë 3%.
Në rang vendi PDIU ka siguruar tre mandate deputetësh tashmë, 1 në Dibër dhe 2 në Qarkun e Elbasanit.
(E.K/SHUPLAKA)