Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Iu premtuan 4 personave kalim kufiri në këmbim të parave, policia arreston 2 shtetas të dënuar më parë

Policia e Pogradecit ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen se kanë tentuar të kalojnë në kufi në këmbim të parave katër shtetas të huaj.

Ata janë kapur në rrugën nacionale Pogradec-Qafë-Thanë në tentativë për të finalizuar planin e tyre.

Sipas policisë, ata ju kishin kërkuar shtetasve të huaj nga 150 euro secilit për të kaluar kufirin. Që të dy të arrestuarit rezultojnë të dënuar më herët

Njoftimi i plotë i policisë:

Operacioni i zhvilluar pas një hetimi disa mujor, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas me precedent të mëparshëm penal, pasi u kapën duke transportuar shtetas të huaj.

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP-Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcave Lëvizëse Operacionale, Komisariatin e Policisë Pogradec dhe Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, pas një hetimi disa mujor, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Përsëritësi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • E. T., 42 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”).
  • F. L., 41 vjeç, banues në Linzë, Tiranë, (i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”).

Shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e Policisë, në rrugën nacionale Pogradec-Qafë Thanë, duke transportuar me mjetet tip “Benz” dhe “Peugeot”, 4 shtetas të huaj, të cilëve iu kishin premtuar kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 150 euro secilit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *