Autoritetet italiane kanë arritur të vënë në pranga një 37 vjeçar shqiptar, pasi në banesën e tij u gjet 1.5 kg drogë.
Shqiptari i cili jetonte në rrugën Asiago në Mirafiori ishte nën vëzhgim nga agjentët e antidrogës prej disa ditësh. Sipas medieve italiane, policia ka ndërhyrë në shtëpinë e tij, ku ai ishte gati të takonte një person tjetërs.
Ata kishin një zarf që përmban kokainë, katër telefona celularë dhe rreth 700 euro para të gatshme.
Po ashtu në shtëpi janë gjetur mbi 800 gram kokainë dhe 750 gram opium u gjetën si dhe 2 mijë euro.
Ky është trafikanti i tetë i arrestuar muajin e fundit nga oficerët e policisë, me një sasi të përgjithshme prej 4 kilogramë drogë të sekuestruara.