Burime nga Policia shqiptare konfirmojnë për Fax News, zhdukjen në Shqipëri të Davide Pecorelli, ish gjyqtar i sektorit Arezzo dhe biznesmen.
Me çështjen e tij po merren strukturat përkatëse të Drejtorisë së Policisë Shkodër, ndërsa fillimisht lajmi i zhdukjes u denoncua nga ish-bashkëshortja e tij që jeton në Itali.
Fax News mëson se ngjarja po trajtohet në bazë të dyshimeve se ka të bëjë me rrethana kriminale, për shkak të konflikteve për çështje biznesi që Pecorreli ka pasur në Itali.
Hatuesit kanë marrë në pyetje partneren e tij shqiptare, emri i të cilës nuk bëhet me dije për shkak të hetimeve, ndërsa informacionet e dhëna prej saj po studiohen me kujdes për gjetjen e gjurmëve të autor/it/ëve të ngjarjes.
Mediat italiane kanë trajtuar ditët e fundit zhdukjen e tij duke raportuar se nuk ka pasur asnjë lajm për 45-vjeçarin San Giustinese që nga 6 janari.
Pecorreli kishte prenotuar një automjet në Rinas të cilin e ka marrë me qera sapo ka zbritur në aeroport dhe bëhet fjalë pikërisht për të njëjtën makinë në të cilën janë gjetur eshtrat e një personi në Pukë, për të cilat dyshohet se janë të tij. Eshtrat do ti nënshtrohen analizave që do të provojnë se kujt i përkasin.
Makina në fjalë u gjet plotësisht e djegur nmesnatën e 7 Janarit në zonën e Pukës, në një zonë tepër malore dhe të pabanuar në afërsi të kufirit me Kosovën. Brenda automjetit janë gjetur objekte që i përkisnin Pecorellit, një orë dore, aparati celular etj.
Hetimet për ngjarjen e rëndë po ndiqen edhe nga Interpol, siç është praktika në këtë rrethanë kur ka çështje që përfshijnë shtetas të huaj në një vend tjetër.
Pecorelli kishte vizituar shpesh Shqipërinë kohët e fundit në lidhje me çështje biznesi që kanë të bëjnë me tregtimin e lazerëve për qendrat e bukurisë dhe produktet e flokëve. Ndërsa priten analizat për eshtrat e gjetur brenda mjetit tip “Skoda”, hetimet janë shtrirë edhe rreth kontakteve që ai ka pasur, por edhe shkëmbimet e infornacioneve me palën italiane për të zbuluar nëse ngjarja ka ardhur e porositur prej këtij shteti apo jo.
Burime bëjnë me dije se Pecorreli ka lëvizuar nga Tirana në Vlorë, pastaj në Shkodër dhe Pukë, ku ka qëndruar 2 netë në hotel “Turizmi” të qytetit të vogël në Veri të vendit. Sipas të dhënave, makina është djegur kur ka shkuar për të fjetur në hotel.
Profili gjenetik i eshtrave do të bëhet të martën e ardhshme në Itali, pasi ekspertiza shqiptare nuk i ka mjetet e duhura për të nxjerrë rezultatet e ADN-së. Ky është edhe shkaku që policia nuk ka dalë zyrtarisht për këtë çështje. (E.K/Faxweb.al)