Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Iu futën hajdutët në banesë, kush është zyrtari i bashkisë dhe biznesmeni që grabitet për herë të dytë

Një banesë është grabitur në qytetin e Sarandës ndërsa Faxweb.al mëson se është në pronësi të biznesmenit dhe këshilltarit bashkiak, Shpëtim Ahmeti.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2 të qytetit ndërsa dyshohet se janë marrë disa bizhuteri vlera e të cilave nuk është bërë e ditur.

Ngjarja është raportuar në policia ndërsa priten në vijim detaje të reja mbi rrethanat dhe autorët e saj.

Grabitja është regjistruar gjatë mbrëmjes së sotme, ndërkohë që asnjê nga familjarët nuk ndodhej nështëpi.

Njoftimet e para bëjnë fjalë se në banesë janë vjedhur vetëm bizhuteri.

Policia është njoftuar dhe po verifikon zonën për të parë nëse ka kamera sigurie që do të mundësonin zbulimin e autorëve.

Kujtojmë se 2 vjet më parë këtij biznesmeni i ishte vjedhur edhe biznesi, duke kërcënuar punonjësit me armë dhe thikë.

Shpëtim Ahmeti

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *