Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Iu doli emri si kushërinj të Saimir Tahirit, SPAK kërkon 63 vite burg për anëtarët e grupit Habilaj

Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar 63 vite burg në total për anëtarë të grupit kriminal të ashtuquajtur Habilaj.

Ata akuzohen për trafik e kultivim narkotikësh në kuadër të grupit kriminal, ndërkohë që ndaj tyre ka dënim dhe nga gjykatat italiane.

Konkretisht SPAK kërkoi për Moisi Habilajn, 18 vite burg, Nezar Seiti 15 vite burg, Meridian Sulaj 15 vite burg dhe Fatmir Minaj 15 vite burg.

Asnjë prej personave të mësipërm nuk ndodhet në Shqipëri, dhe dënimi ndaj tyre është dhënë në mungesë. Për të gjithë anëtarët e klanit Habilaj ka një dënim nga drejtësia italiane, me akuza të njëjta si ato që janë ngritur nga SPAK.

Klani Habilaj doli në pah në kuadër të një hetimi që nisën fillimisht nga drejtësia italiane, ndërkohë që emrat e tyre lidheshin me ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin çështja ka shkuar në Gjykatën e Lartë.

Moisi Habilaj, i cili është konsideruar si koka e grupit të trafikut të drogës, u arratis nga vendi i vuajtjes së dënimit të arrestit të shtëpisë, në Itali, dhe tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.