Karabinierët kanë arrestuar një shqiptar 38-vjeçar, emri të cilit nuk bëhet me dije, pasi trafikonte drogë në vend. Sipas mediave italiane, shqiptari kishte furnizuar me drogë një person tjetër 39-vjeçar, i cili u arrestua më 3 dhjetor me 40 kilogramë kokainë.
Hetimet për zbulimin e tij kishin filluar gjatë arrestimit të 39-vjeçarit. Gjatë arrestimit të tij, ishte vënë re dhe një person, i cili drejtonte një makinë Pegeaut 407 që po ecte me shpejtësi derisa i humbi gjurmët.
Hetimet pasuese bënë të mundur identifikimin e përdoruesit të automjetit, i cili ishte shqiptar nga Rimini. Mësohet se shqiptari gjatë muajit prilli deri në dhjetor të viti 2020, e ka furnizuar të riun me drogë.
Shqiptari është arrestuar në qytetin Fano të Italisë nën akuzën e trafikimit të lëndëve të ndryshme narkotike.
(E.H/Faxweb.al)