Drejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi ka dhënë detaje për shpërthimin e dyshuar me lëndë plasëse në kryeqytet duke sqaruar se përveç Preng Gjinit, është lënduar edhe një shtetas italian që është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Në orën 19:00 sapo mjeti është futur në urë me drejtues Prend Gjinin ka ndodhur një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse. Është ngritur një grup hetimi për të përcaktuar llojin e lëndëve shpërthyese. Po punojmë për pistat e hetimit në të cilat dyshojmë se ndodhi kjo ngjarje.
Ka pista për hakmarrje, po hetojmë jashtë Tiranës. Jemi në fazat e para të hetimit. I dëmtuari është futur në sallën e operimit, kemi shpresën që gjendja e tij të rikuperohet. Është lënduar dhe një shtetas italian që është jashtë rrezikut për jetën”, njofton Jaupi.
Ndërkohë burime për Faxweb.al bëjnë me dije se 51 vjeçari ka marrë dèmtime shumë të mëdha, në gjymtyrë e dyshohet edhe në organe të brendshme, ndërsa mjekët po bëjnë maksimumin për ta shpëtuar. Rreth një vit më parë, u ekzekutua me breshëri plumbash në Rrëshen vëllai i Preng Gjinit, Armando (Tonin) Gjini.