Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Situata alarmante në Itali, rriten ndjeshëm shifrat e personave të infektuar me Covid-19

Italia, sikurse pjesa më e madhe e Europës, ka pësuar një përkeqësim me situatën e pandemisë së koronavirusit, ku numri i rasteve të reja është rritur ndjeshëm.

Mediat italiane shkruajnë se në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar 10874 raste të reja, ndërsa u kryen 144.737 tampone. Ditën e djeshme u regjistruan 9338 raste të reja me COVID-19.

Ndërkohë 89 persona humbën jetën, ndërsa 2046 persona u shëruan.

Rajoni me numrin më të lartë të infeksioneve të reja është Lombardia (2,023), e ndjekur nga Piemonte (1,396) dhe Campania (1,312).

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *