Komisioni Europian miraton një plan prej 750 miliardë eurosh për rimëkëmbjen e ekonomisë nga koronavirusi, nga 500 miliardë që ishte fillimisht.
”Paketa stimuluese do të përbëhet nga 500 miliardë euro grante dhe 250 miliardë euro kredi”, tha Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen.
Financimi do te jete i kombinuar, perkatesisht 500 miliarde euro subvencione dhe 250 miliarde euro kredi te buta me afat shlyerje deri ne 2058-en.
Italia do te jete perfituesi me i madh. Qeveria italiane perfiton 173 miliarde euro, nga te cilat 91 miliarde euro kredi dhe 82 miliarde euro grante.
Pas Italise ne vend te dyte vjen Spanja, e cila do te marre 143 miliarde euro nga te cilat 77 miliarde euro jane grante, pjesa tjeter kredi.
Paketa financohet nga emetimi i borxheve te shteteve anetare, bilanci i perbashket i BE dhe disa masa fiskale qe parashikojne taksimin e koorporatave, taksen e internetit dhe ato mjedisore.
Në propozimin e komisionit pritet të përfshihet mbledhja e parave në tregjet e kapitalit, e mbështetur nga garancitë indirekte të shteteve anëtare, të ripaguara bashkërisht gjatë dekadave, një veprim i diskutueshëm ky që do të kërkonte miratimin e tyre unanim.