Një nga vendet që ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave por edhe të rasteve me infeksion nga covid-19 ka nisur të futet sërish në ethet e pandemisë.
Italia ka regjistruar një rritje të madhe të shifrave për rastet e infeksioneve të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ku në të gjithë vendin janë regjistruar 552 raste të reja.
Por nga ana tjetër, numri i viktimave mbetet i ulët pas vetëm tre persona kanë ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.
Sipas autoriteteve mjekësore, numri i të infektuarve aktualisht është 12.924, apo 230 më shumë se dje. Në terapi intensive janë 42 pacientë.