Italia tashmë ka hyrë në fazën e dytë të hapjes graduale, ndërkohë që njerzit nuk po e marrin seriozisht rikthimin në normalitet.
Siç shihet nga fotot e publikuara nga mediat italiane, në Navigli në Milano, shihen turma njerëzish, fëmijë duke ecur pa maska dhe masat nuk respektohen në parqe, ndërsa janë hapur edhe lokalet e natës.
Në kryeqytetin Lombard, me fillimin e fazës 2, heqja e kufizimeve po shkakton një rikthim shqetësues në një jetë “pothuajse normale” dhe specialisti i sëmundjes infektive Massimo Galli, mjeku kryesor në spitalin Saço, paralajmëron: “Qyteti është një bombë, rrezikoni të mbyllni përsëri gjithçka”.”
“Në Lombardi, rreziku i mbylljes është akoma në prag. Milano është një bombë, pikërisht sepse shumë persona kanë qenë të mbyllur në shtëpi me sëmundjen. Kemi një numër shumë të lartë të infektuarish, të cilët tani po kthehen në qarkullim. Është e qartë se nevojiten më shumë kontrolle. Testi i shpejtë, i ashtuquajturi pajisje e lansimit, mund të jetë e dobishme“, u shpreh ai.