Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Itali/ Matteo Renzi deklaron dorëheqjen e dy ministrave, bie qeveria e Giuseppe Conte

Nëpërmjet një konference për shtyp, Matteo Renzi njoftoi ditën e sotme dorëheqjet e ministrave Teresa Bellanova, Elena Bonetti dhe të nënsekretarit Ivan Scalfarotto, duke çuar kështu Italinë në një krizë qeveritare.

Renzi sqaroi se si kriza në qeverisë ka qenë e hapur për muaj me radhë , ku theksoi se partia Italia Viva  nuk është shkaku i kësaj krize.

“Po përjetojmë një krizë të madhe politike, po diskutojmë për rreziqet që lidhen me pandeminë. Përballë kësaj krize, ndjenja e përgjegjësisë është të zgjidhim problemet, jo t’i fshehim ato “, shtoi Ai

Ai shton se duhet të ketë një arsye pse Italia është vendi me vdekshmërinë më të lartë ndërsa thotës se edhe ekonomia e brendshme ndodhet në kolaps.

“Ekziston një emergjencë dramatike për tu përballur, por nuk mund të jetë elementi i vetëm që e mban qeverinë gjallë. Përgjigja ndaj pandemisë do të thotë të kesh dëshirën dhe nevojën për të zhbllokuar vendet e ndërtimit dhe për të vepruar sipas politikave industriale. Do të ketë një arsye pse Italia është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve dhe PBB në kolaps.”  përfundoi Renzi

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *