Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

“Na thanë të vrapojmë nëse duam të jetojmë”, terroristët ‘pushtojnë’ ishullin me vila luksoze ku kaloi pushimet Ronaldo

Xhihadistët e ISIS kanë pushtuar ishujt ku pushonte ylli i futbollit Cristiano Ronaldo dhe aktori i famshëm Daniel Craig. Terroristët islamikë kanë djegur vila dhe hotele luksoze para plazhit në ishullin Vamizi, Mozambik.

Banorët urdhëruan të braktisnin shtëpitë e tyre para se të digjeshin, thanë dëshmitarët. Vendi i mrekullueshëm u vizitua nga Princi Albert i Monakos në muajin e tij të mjaltit, futbollisti Christiano Ronaldo dhe Presidenti i ndjerë i Afrikës së Jugut Nelson Mandela.

Një banor i ishullit Mecungo foli për AFP duke i thënë se terroristët erdhën me anije gjatë natës dhe zgjuan cdo njeri. “Ata na thanë të vrapojmë nëse duam të jetojmë. Të gjithë ia mbathën nga ishulli”, tha ai.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *