Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Ishte viti 1991/ Letra e dashurisë që Elton Ilirjani i dërgoi një tepelenasi: Ia çova me një mikun tim në bilardo…

Biznesmeni i njohur tepelenas Elton Ilirjani, i cili është shfaqur hapur për orientimin e tij seksual, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”. Ai ka treguar se në vitin 1991 i ka nisur letër një mashkulli ndërmjet një shoku, teksa ndodheshin në bilardo.

Ai ka treguar se është shfaqur gjithmonë hapur dhe se miqtë e tij nuk kanë reaguar keq. Po ashtu ai ka rrëfyer se ofendimet më të shumta i ka marrë nga LGBT.

“Në vitin 1991 në Tepelenë i kam nisur një letër dashurie një mashkulli dhe ia kam nisur me një shokun tim në bilardo ku ishin të gjithë meshkujt. Nuk kam qenë asnjëherë i fshehtë. Shqiptarët po i ngacmove tek bërthama e tyre nuk të bien në qafë. Nuk reaguan keq. Nuk është diskriminim kur habiten njerëzit. Nuk më ka ofenduar asnjë.

Ofendimet më të shumta i kam marrë nga LGBT vetë që kanë imazhe të fshehta. Nuk duhet bërë dramatike. Shqipëria është vend më mëndjehapur se Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova. Shqipëria nuk e ka të shtuar dhunën ndaj LGBT më shumë sesa e ka ndaj grave. Por vriten gra çdo ditë në Shqipëria. Shqipëria po bën progres me emancipimin,”- u shpreh ai.

Po ashtu ai ka përmendur dhe rastin e Zogut duke i konsideruar të vërteta akuzat për të.

“Është turp i madh sepse se ka pranuar kurrë publikisht që është gay. Ai tërë jetën hiqej sikur ishte feminist, ishte me femra gjithë kohës, fliste për jetë luksoze dhe ndërkohë nuk e pranonte fare që ishte gay. Të gjithë e dinin që ishte gay, prandaj e merrnin,”- u shpreh ai.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *