Një 32-vjeçar shqiptar , i dënuar dhe kërkuar prej kohësh, u vu në pranga ditën e djeshme nga policia italiane.
Shqiptari kishte mbërritur në një hotel me pesë yje në Forte dei Marmi për festat e fundvitit, duke u prezantuar në recepsion me një dokument fals, por nuk ka mjaftuar e gjithë kjo për t’i shpëtuar forcave të rendit.
Siç raportojnë mediat fqinje, nga hetimet doli e vërteta e gjeneraliteteve në dokumentet e identifikimit. Dyshimet kanë qenë të mëdha nga punonjësit e hotelit, që edhe pse pranuan dokumentin e identifikimit, lajmëruan menjëherë policinë.
32 vjeçari shqiptar, akuzohej për trafik dhe shpërndarje droge edhe më parë, dhe ishte dëbuar nga shteti fqinj.
Por nëpërmjet dokumenteve fals, kishte gjetur mënyrën për të hyrë sërish në Itali, dhe me jetë luksoze prej turisti, edhe pse kërkohej në të gjithë Europën.
Forcat e rendit e shoqëruan në aeroportin e Fiumicinos, për ta kthyer në Shqipëri.