Një 51-vjeçar, i identifikuar si Anton Kola, nga Lezha që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur në Shqipëri me qëllim èkstrádimin drejt Italisë. Më mars 2011, Gjykata e Milanos e ka dènùar me 6 vite e 10 muaj bùrgim , për veprën pènale “Tráfikim i lëndëve nárkótike” parashikuar nga Kodi Penal italian.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative, pólicia e Lezhës bëri të mundur kapjen e 51-vjeçarit pasi identifikoi vendndodhjen e tij.
Njoftimi i plotë: Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrèstóhet një tjetër shtetas shqiptar, me qëllim ékstrádimi drejt Italisë. Shërbimet pòlicore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar dhe një pune të mirorganizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, árrèstuan me qëllim èkstrádimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Anton Kola, 51 vjeç, banues në Ishull Lezhë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos, Itali, në mars 2011, e ka dènuar me 6 vite e 10 muaj bùrgim , për veprën pènale”Tráfíkim i lëndëve nárkótike” parashikuar nga Kodi Penal italian. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.(A.M/Faxweb.al)