Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

Ishte shndërruar në tmerrin e lokaleve me vjedhjen e celularëve, arrestohet në Tiranë hajduti që lëvizte me biçikletë

Është arrestuar nga forcat e policisë i riu në Tiranë që ishte shndërruar në tmerrin e lokaleve të kryeqytetit për shkak të vjedhjeve të telefonave celularë të qytetarëve.

Hajduti që lëvizte dhe arratisej me biçikletë, është identifikuar si Erind Vogli 39 vjeç. Ai u arrestua në flagrancë në kuadër të operacionit të koduar “Taktika”. I ndaluari, mësohet se është person me precedent penal të mëparshëm.

Detaje të Policisë së Tiranës:

Specialistët e Komisaraitit të Policisë Nr 1, kanë finalizuar me sukses operacionin “Taktika”, ku është arrestuar në flagrancë 39-vjeçarin, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

1. Një telefon i markës HTC 2. Një biçikletë e markës Gial 3. Dy bluza të cilat dyshohen të jenë përdorura prej tij ne momentin e ngjarjeve. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

Vjedhjet e kryera
Për këtë shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të ndodhura: • Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:
Më datë 14.06.2017, në afërsi të Pazarit të ri, ka vjedhur telefonin e markës HTC, në pronësi të shtetases E. K.
Më datë 10.06.2017, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. G. •
Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1: Më datë 12.06.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur telefonin e markës Huaëei, në pronësi të shtetases H. Q.
Më datë 09.06.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. S.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *