Kanë dalë të tjera detaje nga kapja e një furgoni me drogë në Elbasan. Dyshohet se droga kishte si destinacion Maqedoninë.
Droga, sasia e të cilës dyshohet se është 1 ton, ishte e fshehur në shasinë e furgonit me targa AA356 NA. Gjatë operacionit, në të cilin kanë marrë pjesë dhjetra efektivë policie dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Elbasanit, janë ndaluar tre persona që dyshohet se po transportonin lëndën narkotike.
Ende nuk dihen identiteti i personave të ndaluar dhe roli i tyre në transportimin e drogës. (J.D/Faxweb.al)