Deputetja Rudina Hajdari, e cila nuk arriti të fitonte një mandat për katër vitet e ardhshme, është nisur për disa ditë drejt SHBA-ve, ndërsa nuk dihet nëse kjo është një përpjekje për bashkimin e familjes së saj.
Ajo ka postuar një foto teksa shihet në New York, ndërsa ka preferuar që imazhin të mos e shoqërojë me asnjë efekt apo koment. Në një intervistë para zgjedhjeve, Hajdari kishte pranuar se me bashkëshortin kishin pasur një moment ftohje, e ndikuar kjo padyshim dhe nga largësia.
”Ne kemi shumë vite bashkë, kemi një vajzë..kemi kaluar uljet dhe ngritjet tona, unë u largova nga SHBA-ja dhe jam këtu për arsyet që dihen dhe në fakt tani po kalojmë një moment shumë të vështirë, por ai është një baba i shkëlqyer. Unë e di që më mbështet dhe do të vazhdojë të më mbështesë gjithmonë në këtë që bëj,”– tha Hajdari në një intervistë disa muaj më parë.
Ajo kandidoi në listat e Nismës Thurje si e para në qarkun e Elbasanit, por nuk mundi që të siguronte dot një vend në Kuvend.
(E.K/Faxweb.al)