Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Kishte 7 muaj në kërkim/ Agim Kajmakun e ”tradhëton” shëndeti, shkon për kurim te spitali Continental, e kap Policia

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i ish-kreut të bashkisë Vorë, Agim Kajmakut, i cili u vu në pranga ditën e sotme pas disa muajsh arrati.

Agim Kajmaku u ndalua në spitalin privat “Continental” në Tiranë, pasi ishte paraqitur atje në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi vuante nga diabeti. Mjekët e spitalit “Continental” pasi e kanë identifikuar kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila më pas ka bërë arrestimin e ish-kreut të bashkisë.

Kajmaku akuzohet për “falsifikim i vulave dhe formularëve”, “falsifikim i dokumentave zyrtare” dhe “kryerja e funksionit pas dhënies së tij”, dhe prej muajsh ishte shpallur në kërkim nga ana e policisë.

Po ashtu ndaj tij rëndon edhe akuza e ushtrimit të funksioneve pas dhënies fund të tyre, pasi ditën e fundit kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ndërpreu mandatin, ai shkarkoi dy nënkryetarët e bashkisë.

Në të njëjtën ditë, në vend të tyre ai emëroi nënkryetar Gentian Picari. Akuza e tretë është ajo e falsifikimit të dokumenteve shtetërore.

Kajmaku ishte në kërkim që prej muajit nëntor, për emërime të paligjshme, pasi u zbulua se kishte gënjyer në formularin e dekriminalizimit.

Ish-kryebashkiaku socialist nuk deklaroi dënimin e tij në Greqi kur kandidoi në zgjedhjet vendore të qershorit 2019.

(M.Q/Faxweb.al)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *