Rastet me të infektuar janë shtuar edhe në Gjermani. Nga ky vend vjen një lajm i mirë. Biznesmeni gjerman 47 vjeç, që ishte një ndër të parët që rezultoi pozitiv për Covid-19 në Düsseldorf është drejt shërimit.
Ai u shtrua në spitalin Universitar të Düsseldorfit katër javë më parë. Mjekët patën frikë se mos 47-vjeçari, do të ndahej nga jeta prej Covid-19, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua shumë.
47-vjeçari ishte në gjendje kritike për jetën, por ai nuk u dorërua.
“Ai është mirë tani. Në fillim pati shumë vështirësi. Tani është përmirësuar shumë dhe është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Po merr frymë vetë tani.”- thanë mjekët.
Edhe gruaja e tij 46 vjeçe, edukatore rezultoi pozitive për Covid-19, por ajo e fitoi betejën me të dhe dy ditë më parë u largua nga spitali.
Kurse ditur bëhet se dy fëmijët e çiftit nuk u infektuan. Mësohet edhe se Düsseldor janë 289 të infektuar me Covid-19.
Dy të moshuar kanë ndërruar jetë në Düsseldorf. Raportohet se ata ishin të infektuar me Covid-19, por vuanin edhe nga disa sëmundje të tjera.