Policia e Shkodrës ka njoftuar vënien në pranga të një 37- vjeçari të shpallur në kërkim për llogari të drejtësisë italiane. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për Mondi Ramaj.
Mësohet se ai ka patur llogari të hapur me drejtësinë italiane. Ramaj ka kryer në Itali vjedhje në rrethana rënduese dhe për këtë ishte dënuar nga një gjykatë atje me 10 vite e 8 muaj burg.
Ndërkohë gjasat janë që 37-vjeçari të ekstradohet drejt vendit fqinj për vuajtjen e dënimit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)