Është filalizuar në qytetin e Durrësit një operacion policor I koduar Hijet e natës, gjatë të cilit janë kapur dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shtetasit me iniciale A.M 25vjeç dhe B.M 23 vjeç ishin në kërkim nga drejtësia italiane të akuzuar për “Vjedhje me armë”.
Personat janë arrestuar përkohësisht nga policia shqiptare me qëllim ekstradimin në shtetin Italian.
Materialet hetimore për këtë çështje u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.
Informacion paraprak:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Hijet e natës”.
Kapen dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga drejtësia italiane për “Vjedhje me armë”.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Qendrore Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit
-A. M., 25 vjeç, banues në fshatin Manzë, Durrës.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Firences në Itali ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij në Korrik 2018, për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u arrestua dhe shtetasi:
-B. M., 23 vjeç, banues në fshatin Manzë, Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Firences në Itali ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij në Korrik 2018 , për kryerjen e veprës penale ” Vjedhja me armë”, parashikuar në Kodin Penal Italian.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.