Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Ishin miq, këngëtarja flet për arrestimin e Zogut: Më erdhi keq, por nuk e mbajnë kot

E ftuar së fundmi në emisionin “Vizioni i pasdites”, në Vizion plus ishte këngëtarja shqiptare Silvana Dollapi e cila ka folur për herë të parë për miqësinë me Zogun e Tiranës.

Silvana u shpreh se ka patur shumë miqësi me Zogun, por ai nuk kishte hapur kurrë biseda të tilla.

“Unë kam pasur një lidhje shumë të mire dhe nuk i kam servirur këtë pjesën që është bërë tabu në Shqipëri dhe nuk më ka hapur ndonjëherë nga këto lloj bisedash. Unë kam pasur marrëdhënie të mirë dhe më vjen keq. Edhe pa të drejtë ndoshta nuk është, por edhe të të mbajn kot.

Po prapë më vjen keq sepse edhe kaq rëndë nuk besoj që ka qenë. Nuk kam kontaktuar me të se nuk kam pasur mundësi se ku të kontaktoj. Kisha dëshirë të bisedoja me mamanë e tij se kam patur shumë shoqëri por nuk kam rënë në kontakt akoma. I uroj të dalë sa më shpejt”, është shprehur Silvana Dollapi.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *