Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Ishin krahë për krahë për të rrëzuar Ramën, Dule akuzon Gent Strazimirin: Bëri thirrje që të mos më votonin

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka ngritur akuza ndaj Gent Strazimirit, kandidatit për deputet të Partisë Demokratike se i ka publikuar në rrjetet sociale një video të montuar që sipas tij i kërkon qytetarëve të mos votojnë Dulen.

Dule, i ftuar në emisionin ‘Log’ ka thënë se videoja i ka dalë në Instagram si reklamë e sponsorizuar nga Strazimiri. Më tej Dule shton se kjo antireklamë i ka kushtuar vota atij dhe se është një gjë e keqe për PD-në.

“Këtë video e ka bërë PD-ja. Unë e di shumë mirë. Kjo video më ka dalë sposored në Instagram, është bërë nga një kandidat i PD-së, Gent Strazimir. Mua më ka kushtuar vota kjo, nuk e di se sa, por ka kushtuar vota. Dhe kjo gjë është edhe në të keqen e PD-së,”- tha Dule.

Kujtojmë se PBDNJ ishte një nga aleatët e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit. Dule renditej i 11 në listën e PD-AN në Tiranë dhe arriti të siguronte mandatin për deputet.

(r.g/faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.