Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Isha në gjendje shoku”, Adrola Dushi flet për dështimin tek Kënga Magjike: Arditi më dha shumë tekst

Ky vit i “Kënga Magjike” u komentua shumë në rrjetet sociale. Për fituesen si dhe për prezantimin e Adrola Dushit.
Për tre netë, Adrola përjetoi emocionet e të prezantuarit një spektakël kaq të rëndësishëm krah Ardit Gjebreas. Së fundmi, e ftuar në emisionin ‘Mirage’, modelja ka treguar si është ndjerë gjatë prezantimit, komentet që mori e gjithçka tjetër.

Hyja dhe dilja nga skena, pa e ditur as se çfarë po bëja, isha si në gjendje shoku. Nuk e kuptoja çfarë po ndodhte me mua, kam pasur një emocion të tmerrshëm, nuk e di as përse më ndodhi e gjitha. Madje i thashë mamit më ka ngrënë syri i keq se s’ka mundësi tjetër, se unë jam shumë llafazane në përgjithësi. Isha shumë mirë para festivalit por Arditi më dha shumë tekst. Kjo sepse kishim një komunikim shumë të mirë bashkë, shumë spontan, flisja shumë, nuk më mbyllej goja para festivalit edhe kur hipa në skenë nuk e di çfarë ndodhi me mua, thjesht u bllokova”, ka treguar Adrola.

Më pas ajo ka treguar se komentet që ka marrë e kanë bërë të ndihet mirë.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close