AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Ish-trajneri i Shqipërisë De Biasi, flet i zhgënjyer: E mësova nga gazetat dhe…

Ish-trajneri I Kombëtares Shqiptare, Gani De Biasi ka dhënë një intervistë ditën e sotme për RMC SPORT.

De Biasi është pyetur në lidhje me finale e Botërorit që do të luhet ketë të dielë mes Francës dhe Kroacisë. Ish-trajneri ka thënë se shikon si favorite për të fituar kombëtaren e Koracisë.

“Nuk ka egoizëm dhe individualizëm, të gjitha arsyet me ‘ne’ forca e formimit kroat është grupi “, është shprehur ai.

Gjithashtu De Biasi foli edhe për ekipin e Polonisë, ku ka meduar se ai do të ishte trajner dhe e njëjta gjë i ka ndodhur edhe me Italinë, dy vite më parë.

Dy vite më parë isha shumë pranë Italisë, dhe ndodhi e njëjta situatë. Pothuajse isha zgjedhur trajner i Polonisë, më pas federata zgjodhi një trajner polak.

Ndihem i zhgënjyer. Më mirë të ma thonin me telefon, se sa ta mësoja nëpërmjet gazetave diçka të tillë. Në këtë moment nuk është se kam preferenca, mes një klubi apo një kombëtareje. Thjesht dua të trajnoj dhe të arrij qëllimet e mia sërish”  deklaroi De Biasi.

(E.V/Faxweb.al)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.