Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Ish-të Përndjekurit Politikë nisin grevën e urisë, lista me 8 kërkesa që kërkojnë të plotësohen nga qeveria

Huanito Martini, një i dënuar me 20 vite burg nga regjimi komunist, personi i cili pak muaj më parë që pak kohë më parë u lidh me zinxhirë, në shenjë proteste ndaj zaptimit të pronës së tij, ka hyrë në grevë urie së bashku me 7 ish-të përndjekur politikë të tjerë. Të 8 këta persona kanë shkuar fillimisht të hyjnë në grevë tek Instituti i Ish-të Përndjekurve Politikë, por aty kanë has me kundërshtinë e forcave policore që nuk i kanë lejuar të hyjnë në godinë.

Shoqata Qëndresa e Rezistenca e të Burgosurve Persekutuarve e Trashigimtarëve Politikë të Shqipërisë kërkon me anë të kësaj greve, plotësimin e një plani me 8 kërkesa kryesore për ish- të përndjekurit politikë.

Lista e plotë e kërkesave:

Shoqata Qendresa e Rezistenca e te Burgosurve Persekutuarve e Trashigimtareve Politike te Shqiperise kerkon me ane te kesaj greve:

1.Ndryshimi dhe permiresimi i ligjit qe perjashton, persekuton e diskriminon qindra te burgosur politike (2007-2009 e ne vijim)

2.Perfshirja e letrave me vlere ne demshperblimin financiar

3.Kthimi i parave te mbajtua te ne Faturen e demeshperblimit, nga perfitimi falas I banesave nga shteti per kategorine tone

4.Kompensim fizik e material te pasurive te konfiskuara, pronat e tokat bujqesore te grabitura nga diktatura e ligjit 7501 .

5.Njohja me projektligj dhe Vleresimi I punes se papaguar te te gjithe te denuarve dhe te persekutuarve politike

6.Status te vecante pakete ligjesh per pensionet duke u demshperblyer te gjithe te denuarit pa avokat mbrojtjeje

7.Financa te ligjeruara per semundje profesionale te fituar dhe trasheguara nga puna e rende e me pasoja ne miniera, keneta etj

  1. Vleresimi I krimimeve te Komunizmit si krime kundra njerezimit, ne perputhje me praktikat derkombetare te shteteve ish komuniste

(Kerkesat e detajuara Jane cilesuar ne intervista dhe kerkohet & pritet bashkpunimi i cdo ish te burgosuri & persekutuari & internuari politik per te dhene kontributin e tij/saj, ne kerkesat e cilesuara.Cdo mendim i secilit do ti shtoje vleren kerkesave dhe te drejtave tona)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.