Miku i legjendës së futbollit, Diego Maradona ka folur për fillimet e tij duke treguar detaje për abuzimin me alkoolin dhe drogën. Carlos Fren, i cili ka luajtur së bashku me Maradonën në Argentinos, klubi ku legjenda nisi karrierën si profesionist, zbuloi se konsumin e lëndëve narkotike e nisi që në moshën 21 vjecare.
“Unë jam i zemëruar kur shoh dhe dëgjoj shumë që thonë se e kanë njohur, nëse e kanë parë vetëm disa herë ose kanë krijuar një raport me të.
Ata më bëjnë të qesh kur thonë, për shembull, se ai filloi të përdorë kokainë në Spanjë. Fatkeqësisht ka ndodhur më parë, në kohën kur luajti për Boca Juniors në vitin 1981. Atje ai hyri në atë botë të ndyrë që i trazoi aq shumë jetën.
Te Argentinos ai ishte fëmijë i mrekullueshëm, nuk kishte asnjë lidhje me atë që u bë më vonë: i përulur, i thjeshtë, i kushtoi vëmendje këshillave nga më të mëdhenjtë. Pastaj jeta ndryshon, kur shfaqet fama, fakti që nuk mund të dalësh askund, me 200 njerëz mbi kokë çdo ditë.
Duhet ta kalosh, megjithëse është shumë e vështirë. Fama e tij shpërtheu më shpejt se çdo tjetër në planet dhe pas disa javësh ai nuk mund të ishte më i qetë”, u shpreh Fren.
(A.M/Faxweb.al)