Humbet jetën Jole Santelli, presidente e rajonit të Kalabrisë.
Politikania e Forza Italia, është gjetur e pajetë në banesën e saj në Cosenza gjatë natës së shkuar, raportojnë mediat italiane.
Santelli, që mbushte 52 vjeç në dhjetor, ishte prej kohësh në luftë me kancerin.E para grua presidente e Rajonit të Kalabrisë, Santelli ka qenë më herët edhe deputete, për here të parë në vitin 2001.
Në vitet 2001 dhe 2006 ka mbajtur edhe postin e ministres së drejtësisë gjatë qeverisë Berlusconi II dhe III. Politika në zi, humb jetën parakohe ish-deputetja dhe ish-ministrja e
E diplomuar në universitetin e Sapienzas në Romë, ajo ishte anëtarësuar në Forza Italia që në vitin 1994.