Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

U rikthye për të drejtuar qarkun e Lezhës, ish-ministrja: Jam me kohë të plotë në terren (Komenton edhe largimin e Shahinit)

Ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla gjatë një interviste ditën e sotme për Fax News, foli në lidhje me situatën e krijuar në shkolla për shkak të pandemisë së Covid-19, ku vlerësoi masat e ndërmarra nga qeveria për zhvillimin e mësimit.

Nikolla theksoi se po kalojmë një situatë jo normale dhe se kushtet e zhvillimit të mësimit ndikohen nga pandemia dhe distancimi soclial.

“Shkollat duhet të hapeshin, por padyshim duke ndjekur rregulloren strikte të higjienës. Janë ekspertët epidemiolog që e përcaktojnë këtë gjë, ekspertët e ISHP-së, të cilët kanë vlerësuar një situatë dhe një protokoll të caktuar. Më lejoni të them që nëse një mësuesi i bëhet tamponi në mëngjes dhe del negativ, ai fare mirë mund të dalë pozitiv një ditë më vonë.

Situata e re ka sjellë dhe kushte të reja të funksionimit të mësimit. Nuk janë më të mirat, por janë kushtet që ndikohen nga pandemia për të ruajtur distancimin social. Nuk është një dukuri në zona, kur numri është më i ulët në klasa dhe në shkolla. Nuk jemi në kushte normale dhe kur funksionojmë në kushte jo normale, do të kemi dhe një situatë anormale. Turnet nuk janë të mira, por janë të ndikuar nga kushtet specifike në të cilat ndodhet vendi. Në kushtet që jemi në duhet të marrim masat për të zhvilluar mësimin në këto kushte.”- tha Nikolla.

Po ashtu ish-ministrja komentuar edhe ndryshimet që kanë ndodhur në qeveri, dhe në ministrinë që ajo drejtonte dikur. Nikolla i ka uruar fat ministres së re Evis Kushin, ndërkohë që ka shtuar se zgjedhja e largimit të Besa Shahinit është personale dhe nuk dëshiron ta komentoje.

“Tamam si e thatë zëvendësohet nga një figurë e njohur e PS-së. Besa dha gjithë kontributin e saj si ministre dhe zëvendës ministre, është zgjedhja e saj, zgjedhje personale që nuk dua ta komentoj. PS ka plot figura të tjera që mund të jenë në krye të MA-së, një nga këto është edhe Evis Kushi e cila ka marrë detyrën që unë i uroj krahë të lehta.”- tha Nikolla.

Ish-ministrja ka folur edhe në lidhje me rikthimin e saj si koordinatore politike e PS-së në qarkun e Lezhës, ku tha se është një riformatim i skuadrës politike.

“Jemi në prag të fushatës elektorale dhe patjetër një skuadër politike riorganizon forcat nga drejtuesi i kësaj skuadre. Jam me kohë të plotë në territor, sepse nuk kam funksion tjetër ekzekutiv. Besoj që është parë dhe kështu, dehet parë si një riformatim i forcave për të krijuar sinenergjinë e nevojshme të kontakteve të derë më derë.”- tha Nikolla. (M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *