Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në facebook ka komentuar denoncimet e fundit që ka bërë opozita kundrejt qeverisë. Në postimin e tij, Manjani shkruan se ato gjëra duhen anashkaluar sikur asgjë nuk ka ndodhur.
“Një gjë nuk e kuptoj, jo nga Prokuroria por nga Rilindja, pse nuk bëjnë gjasme sikur hetojnë skandalet që ju plasin?!”, shkruan ai ndër të tjera.
Postimi i Manjanit
Një gjë nuk e kuptoj, jo nga Prokuroria por nga Rilindja, pse nuk bëjnë gjasme sikur hetojnë skandalet që ju plasin?!
Prokurorinë e kanë jo të veten, por janê vetë ata. Gjykatat e kanë nën zap…
Pra të sigurtë që dalin pa faj!
Atëhere pse nuk e hetojnë veten, që “të ketë kuptim” propaganda që bëjnë?!
Se me thënë të drejtën denoncimet që ju bën opozita, me ligje e nene te shkelura nuk mund të anashkalohen sikur ska ndodhur asgjë.