Pròkuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se ka ngritur aktákuzë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Numan Baliq, për shkak të veprës pènale “Sùlm sèksual”.
Sipas aktákuzës, Baliq me datë 12 gusht të këtij viti , në ora 22:00, në Spítalin e Përgjithshëm të Pejës, në cilësinë e profesionistit shëndetësor, duke keqpërdorur gjendjen shëndetësore të víktimës, që ta prekë për qëllime seksuale, pa pëlqimin e saj, derisa viktima arrin të largohet nga i pandèhuri dhe kërkon ndihmë fillimisht nga rojet e sigurisë, e me pas e raporton rastin në Pòlicinë e Kosovës.
“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se, i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lart. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktákuzës, i ka propozuar Gjykátës që të pandehurin t’a shpallë fájtor dhe t’a dènojë sipas ligjit për veprën pènale e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftim.