Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, është përfshirë përsëri në një skandal s*ksual. Kësaj radhe, teksa ishte në vendin e tij të punës në Spitalin e Pejës, ai po dyshohet se ka ngácmuar një 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në spital me vajzën e saj.
Një nënë 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në repartin e Ortopedisë në Spitalin e Pejës, është ankuar se është sulmuar s*ksualisht nga mjeku i këtij spitali, Numan Baliq. Këtë e kanë konfirmuar burime të Express brenda Policisë së Kosovës.
“Ka hyrë në repart, gruaja e ka pasur vajzën që 16 ditë. Mjeku i ka thënë duhet të vish në zyrë për një aparat, pastaj ka filluar ta ngácmojë me fjalë dhe ka filluar ta prek në trup. Ajo e ka thirrur sigurimin dhe policinë”, kanë thënë këto burime.
“Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm s*ksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48-orësh, gjithashtu prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Lidhur me rastin ka njoftuar edhe policia në raportin 24-orësh.
“SULM S*KSUAL-Rr. Nëna Terezë, Pejë 12.08.2020-22:53. Është árrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar s*ksualisht viktimën femër. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në raportin e policisë.
Në muajin shkurt të vitit të kaluar, Baliq ishte pezulluar nga puna, për shkak se ndaj tij është ngritur aktakuzë për ngácmimi s*ksual.