Transferimi më i bujshëm i merkatos së janarit në futbollin europian, deri më tani mund të quhet ai i Kevin-Prince Boateng.
Skuadra katalanase bindi ekipin e Serie A për një huazim me të drejtë blerjeje në fundin e këtij sezoni, duke përforcuar sulmin dhe duke firmosur me një lojtar me eksperiencë dhe cilësi, edhe pse me shumë oshilacione.
“Falënderoj Sassuolon, por tani do të shënoj gol në El Clasico. Edhe pse është e trishtuar që po iki, Barcelona është mundësi unike. Në fjalinë e parë që shqiptoi në zbarkimin në Spanjë, mesfushori ganez la të kuptohej se kjo ishte mundësia e fundit në karrierë për të provuar emocionet e asaj, që quhet me të drejtë ndeshja më emocionuese e globit.
Huazimi deri në qershor do t’i kushtojë Barcelonës 2 milionë euro, ndërsa blerja përfundimtare edhe 8 milionë të tjera, një shumë e vogël krahasuar me muskujt financiarë të skuadrës “blaugrana”.