Ish kryeministri, Sali Berisha pritet të thirret javën e ardhshme në SPAK për të dëshmuar lidhur me privatizimin e kompleksit “Partizani” gjatë qeverisjes së tij. Më herët për këtë çështje në SPAK u paraqit ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i cili qëndroi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për rreth 2 orë.
Ndërsa nuk pranoi të jepte informacione për mediat lidhur me çështjen për të cilën dëshmoi para prokurorëve.
Sipas gazetares investigative, Klodiana Lala lidhur me këtë çështje pritet të merren në pyetje edhe ish-ministri Arben Imani bashkë me ish-ushtarakun e lartë Xhemal Gjukshi.