Lidhur me ndalimin e trenit serb që u nis nga Beogradi për në Mitrovicë, ka reaguar edhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agim Çeku.
Sipas tij, dita e ndalimit të trenit serb është një tjetër betejë e fituar për Kosovën.
“Kjo ditë i dha leksion kundërshtarëve të pavarësisë se Kosova është shtet dhe di të reagoje në këto situata”, ka thënë ai për RTK.
Madje, Çeku e konsideron këtë ngjarje si një leksion të vlefshëm për serbët, që ata ta kuptojnë se Kosova smund të jetë kurrë Serbi.
Sakaq, ish-komandanti ka komentuar edhe deklaratat e presidentit serb Nikoliç, për një luftë të mundshme ndaj Kosovës.
“Serbët gjithë kanë humbur, ata nuk e kanë pritur këtu. Ata morën mesazh të qartë, edhe nga qytetarët e vet, pra vet serbët po kritikojnë vet liderët e tyre. Edhe ata e kanë kuptuar se Kosova është humbur dhe nuk është Serbi. Serbët kanë një qëllim që Kosovën ta paraqesin si shtet jo funksional, shtet me imazh jo të mirë. Kjo do të bënte që çështja e Kosovës, të jetë prapë në diskutime politike, ku do të ketë edhe biseda për shtete tjera të rajonit”,shprehet Çeku.