“Tradhtoi” LSI-në për të kaluar tek PS, Gjiknuri shpërblen ish këshilltarin Bashkiak e LSI-së (tashmë i renditur nga radhët e PS-së) duke e vendosur në krye të drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve të Vlorës.
Shkëlqim Leskaj është tashmë drejtor i UK Vlorë, ndërsa zëra thonë se emri i tij është sugjeruar nga nën kryetari i Bashkisë Vlorë Afrim Qëndro (edhe ky i emëruar pak ditë më parë).
Lëvizjet në emrat drejtues të institucioneve të qytetit bregdetar kanë nisur që prej vizitës së fundit të kryeministrit në Vlorë dhe sipas burimeve do të vijojnë.
Performanca e dobët duket se janë shkaqet e lëvizjeve por burime thonë që lëvizjet vijnë si pasojë e koalicioneve të brendshme dhe konflikteve mes Partisë Socialiste dega Vlorë dhe Bashkisë së këtij qyteti.