Presidenti serb, Aleksander Vuçiç dhe ish-kancelari gjerman, Gerhard Schreder në një konferencë të zhvilluar në Beograd teksa ky i fundit është pyetur midst ë tjerave edhe për bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë.
Schreder u përgjigj se ai ishte një vendim emocionues por kjo u bë duke parë gjendjen që po përjetonte Kosova në atë kohë.
“Vendimi i parë ishte për në Irak, ne vendosëm nëse duhet të marrim pjesë ose jo. Tjetri vendim i vështirë ka qenë të pranojmë intervenimin në Afganistan. Bashkë me aleatët në NATO ne morëm vendim ta sulmojmë Serbinë. Ishte një vendim emocionues, por ne duhet të vendosnim që marrim pjesë në bombardime duke e para gjendjen në Kosovë”, tha Schreder.
Ndërkohë Vuçiç nga ana e tij tha se do të ishte e lehtë të thuhej se vendimi i NATO-s ka qenë i keq, dhe shtoi se “ne duhet të falim, por kurrë të harrojmë”.
“Do të ishte shumë lehtë të kritikohet Schreder dhe të thuhet se intervenimi i NATO-s ka qenë vendim i keq. Ne duhet të falim, por kurrë ta harrojmë”, ka thënë Vuciç.