Ish-futbollisti i Barcelonës, Jonathan Dos Santos ka publikuar një fotografi në Instagram që ka rritur dyshimet se ka kaluar një natë me miliarderen Kylie Jenner. Ndonëse e fshiu menjëherë, imazhi nuk i shpëtoi syrit të ndjekësve dhe u shpërnda kudo duke u bërë virale.
Aty shfaqet një vajzë krah tij, e cila është e zhvèshur dhe i jep një puthje në shpatull. Për shkak të profilit të ngjashëm me Kylie Jenner. Por mediat e huaja arritën të zbulojnë se partnerja e tij është modelja Amanda Trivizas. Futbollisti që tashmë luan për Los Anxhelos nuk e ka konfirmuar asnjëherë dhe nuk ka bërë reagim publik për këtë çështje.
Ndërkohë Kylie Jenner vijon romancën me reperin Travis Scott, me të cilin gëzon edhe vogëlushen Stormi.(A.M/Faxweb.al)