Bar Rafaeli është në telashe, pasi u dënua nga një gjykatë izraelite për fshehje të një pjesë të fitimeve të saj.
Modelja e cila do të drejtojë edhe edicionin e radhës së festivalit të muzikës “Eurovision”, i cili do të mbahet në muajin maj në Tel Aviv, u përballë me një gjykatë në Lod.
Akuzat për fshehje parash kanë të bëjnë me vitet 2009-2010, kohë kur modelja jetonte në SHBA dhe ishte e lidhur me aktorin Leonardo DiCaprio.
Gjykata e shpalli fajtore duke e dënuar me 4.5 milionë dollarë, ndërkohë që 33-vjeçarja ka paralajmëruar se do ta çojë çështjen në apel.
(E.K/FAXWEB.AL)