AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Ish-deputetja nxjerr shifrat: Po testohen pak të dyshuar, nuk respektohet kërkesa e OBSH

Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka publikuar shifrat e testimeve që po bëhen për personat e infektuar me COVID19.

Vokshi ka kërkuar që qeveria të testojë sa më shumë persona të dyshuar duke ju përmbajtur kërkesave të OBSH-së.

Postimi i plotë

Organizata Botërore e Shëndetësise (OBSH) përsëriti thirrjen që Qeveritë të testojnë sa më shumë persona të dyshuar.

OBSH thotë se kjo është mënyra e vetme për të ulur trendin e frikshëm të përhapjes së virusit COVID 19 në vende të ndryshme të botës.

Fatkeqësisht, qeveria shqiptare nuk po i zbaton kërkesat e OBSH.

Cila është situata në Shqipëri?

Javën e fundit rastet e të prekurve janë rritur ndjeshëm por jo numri i testeve.

E enjte:         32 teste, 5 raste

E premte:     35 teste, 6 raste

E shtunë:      46 teste, 6 raste

E diel:           33 teste, 13 raste

E hënë:         45 teste, 15 raste

E martë:       74 teste, 19 raste

E mërkurë:   111 teste, 23 raste

Edi Rama po ndjek një taktikë të gabuar, duke kontribuar në përhapjen e virusit në një numër më të lartë qytetesh të vendit.  Duke mos i testuar, duke mos i gjurmuar rastet e dyshuara, trajtimi dhe izolimi i virusit është bërë më i vështirë.

Pjesa më e madhe e personave të infektuar kanë shkuar në spital në gjendje kritike shëndetësore dhe në rrezik për jetën.

Ajo që e bën edhe më alarmuese situatën është shtimi i rasteve të personelit mjekësor dhe stafit mbështetës spitalor. Kjo rikthen vëmendjen tek shqetësimi ynë kryesor se personeli shëndetësor është shumë i pambrojtur përballë  virusit tinzar dhe agresiv.

Në kushtet e rëndimit të situatës, ka ende #një mundësi për të  ngadalësuar përhapjen e virusit e për të shpëtuar sa më shumë jetë: Qeveria të zbatojë në mënyrë rigoroze kërkesat e OBSH:

#test
#trace
#treat
#Isolate

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *