Ish deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka folur në studion e Fax Neës për situatën e naftëtarëve të Ballshit duke thënë se e kanë të pamundur të gjejnë vend tjetër pune. Mehmetaj thotë se kanë mbetur në këtë gjendje për shkak të mashtrimeve të kryeministrit dhe ministrave të tij.
Sipas ish deputetes, kjo protestë ka synim ti hapë sytë shqiptarëve se cfarë po ndodh me sektorin e naftës dhe punonjësit që prej gati 2 vitesh nuk kanë marrë pagat e tyre dhe rreth një muaj më parë kanë nisur grevën e urisë brenda uzinës.
“Imagjinoni sot një burrë ose grua të moshës 50 vjecare që kanë bërë një punë gjithë jetën e tyre, ku do të shkojë, ku do të përplaset? Është e pamundur që të gjejnë një vend pune, kështu që janë të detyruar me kalimin e kohës që të bëjnë kompromise. Plus këtu brenda shto faktin e mashtrimeve.
Janë me zë e figurë kryeministri në 2017 që i thotë, do paguhen pagat tuaja, ministri Ahmetaj që thotë do të paguheni, ka pasur mbledhje që janë të regjistruara në Ministrinë e Energjetikës të Gjiknurit që thotë do të merrni pagat tuaja. Atyre u është dhënë një pagë si për tu hedhur hi syve që i kanë detyruar të zbrapen nga protesta dhe kur kanë filluar punën, kanë kuptuar që si kanë marrë.
Ka një sërë faktorësh, por ata e kuptojnë rëndësinë e asaj rafinerie dhe unë besoj se me këtë protestë nuk kërkojnë të fitojnë të drejtën e tyre por i kanë hapur sytë të gjithë shqiptarëve duke i treguar se cfarë po ndodh me sektorin e naftës në Shqipëri”, tha Mehmetaj. (A.M/Faxweb.al)