Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Ish-depueti i LSI Viktor Tushaj: Bindja e qytetarëve ka arritur kulmin. Po punoj fuqishëm për të rritur elektoratin në Lezhë

I ftuar në emisionin ‘Aktualitet’ nga Bejdo Malo në Fax News, ishte ish-deputeti i LSI Viktor Tushaj i cili foli për situatën politike në vend dhe u shpreh bindja e qytetarëve është në kulm.

“12 muaj janë bërë protesta me qindra mijëra njerëz në shesh, pikërisht për t’i informuar për skandalet e njëpasnjëshme të kësaj qeverie dhe besoj se informimi nga bindja e qytetarëve tashmë është në kulm. 100 ditë kanë mbetur.

Ne të gjithë, nëpër këto banaqe të njëjtën gjë do të bëjmë, do t’i denoncojmë dhe nëse modele të tilla si Rama me qeverinë e vetë të Rilindjes i pëlqen këtij populli, ne padyshim s’mund vrasim popullin”- tha Tusha.

Ndërsa sa i përket fushatës zgjedhore Viktor Tushaj është shprehur se grupi elektoral të cilin drejton është gati për fushatën pasi puna që bërë në vite ka ndikuar në rritjen e elektoratit në funksion të rritjes së LSI.

“Ka kohë që kemi filluar të punojmë me të gjithë infrastrukturën tonë zgjedhore. Unë kam vite që punoj me elektoratin tim në Lezhë, për ta rritur elektoratin tim në Lezhë në funksion të rritjes së LSI.

Padyshim që kam një grup shumë kompakt të cilin e kam ruajtur në harkun e këtyre viteve, shumë kompakt, të përkushtuar, të lidhur që ushqejnë respekt për njëri-tjetrin, që punojnë fuqishëm pikërisht edhe për rritjen e mbështetjes dhe të simpatizantëve të LSI”- u shpreh Tusha.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *