10:59 | 29/05/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit/ “Domosdoshmëri për pastrimin e politikës”, VOA: Kuvendi me katër nisma për lustracionin

19:35 | 31/03/2023
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit/ “Domosdoshmëri për pastrimin e politikës”, VOA: Kuvendi me katër nisma për lustracionin

Kuvendi i Shqipërisë dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës diskutuan sot në një konferencë të përbashkët mbi lirinë e marrjes së informacionit dhe shfrytëzimin e dokumenteve historike, kryesisht materialet e fshehta të Sigurimit famëkeq të Shtetit.

Opozita i bëri thirrje Kuvendit, që të miratojë pa humbur më shumë kohë ligjin e lustracionit, për të larguar nga administrata shtetërore njerëzit e Sigurimit famëkeq të Shtetit të diktaturës komuniste.

Drejtuesi i Partisë Demokratike të opozitës, Enkelejd Alibeaj, njëherësh kryetari i grupit parlamentar të saj, tha se Kuvendi ka mbi tryezë katër nisma për lustracionin, nga opozita dhe nga shumica, dhe tani është rasti më i mirë, që ky ligj të miratohet, duke e ndarë shtetin dhe shoqërinë nga e kaluara diktatoriale.

Ai shtoi se Shqipëria ka dështuar 33 vjet në ndëshkimin e diktaturës, sepse politika shqiptare nuk ka ndërmarrë akte serioze për të ndarë shoqërinë shqiptare nga e kaluara.

Shantazhi me dosjet e sigurimit të shtetit, theksoi ai, vazhdon të jetë një nga instrumentet e luftës politike, prandaj dosjet e sigurimit të shtetit nuk janë hapur, e vërteta ka qenë e cunguar, lufta politike e ka përdorur atë.

Zoti Alibeaj shtoi se tani është rasti më i mirë që të miratohet ligji për lustracionin, bazuar në standardet ndërkombëtare, tani që krahas PD dhe PS, në Kuvend janë 4 nisma ligjore për të njëjtën çështje.

“Ligji i Lustracionit sot do të duhet të miratohet pa patur si nevojë të brendshme eliminimin e kundërshtarit politik, por si nevojë për të pastruar, për të spastruar politikën aktuale shqiptare, administratën dhe shtetin shqiptar nga metastazat e Sigurimit të Shtetit. Kjo është mëse e nevojshme. Janë zinxhirat e lidhur në këmbët e këtij shteti”, tha zoti Alibeaj.

Shumica shprehu po ashtu vendosmërinë dhe vullnetin politik për të miratuar lustracionin, bazuar në nismën e saj, që parashikon ndryshime në dy ligje; në ligjin për partitë politike si dhe në ligjin për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen dhe ushtrojnë funksione publike.

Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të saj, tha se nisma ligjore e opozitës është e mirëpritur, ndonëse kanë përdorur një model tjetër por synimi është i njëjtë me nismën e shumicës.

Zoti Balla i quajti ndryshimet në ligjin për partitë politike si ndryshime për de-spiunizimin e politikës shqiptare nga bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, të cilat do të pasqyrohen edhe në Kodin Zgjedhor edhe në ligje të tjera që do të parandalojnë zgjedhjen dhe emërimin e këtyre njerëzve në funksione shtetërore e kushtetuese.

“Asnjë prej atyre që kanë qenë në pozicione si bashkëpunëtorë, anëtarë të Sigurimit të Shtetit nuk duhet të jenë më në poste publike. Kështu mundësojmë një ndarje përfundimtare nga e shkuara e errët dhe arritjen e drejtësisë sociale për ata që vuajtën tmerret e regjimit komunist”, tha zoti Balla.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit ka luajtur një rol me rëndësi në zbardhjen e krimeve të diktaturës, e tani pritet të ketë edhe më shumë angazhim në këtë fushë.

Drejtuesja e Autoritetit, Genta Mara Sula, thotë se rishqyrtimi i dokumenteve të shërbimit sekret ndihmon viktimat e tij dhe i shërben shoqërisë për t’u bërë demokratike, transparente dhe humane.

“Jemi përballur edhe më nostalgji të diktaturës, si dhe me tendencën për ta mbajtur atë sa më të fshehtë, apo edhe për ta keqpërdorur. Sfida e rishqyrtimit historik të veprimtarisë së ish Sigurimit të Shtetit përmes qasjes së dokumenteve ka qenë një proces gradual, që hedh dritë mbi ngjarje, njerëz, mekanizma dhe në tërësi një sistem, një regjim. Nuk është fjala vetëm për të ndriçuar veprimtarinë e Sigurimit, por për gjithë regjimin”, thotë zonja Sula.

Për afro gjysmë shekulli Shqipëria u qeveris nga regjimi komunist njëpartiak, ku Sigurimi i Shtetit ishte struktura më e ashpër e diktaturës. Sigurimi vrau pa gjyq dhe zhduku qindra kundërshtarë politikë të regjimit, ndërsa për shumë të tjerë organizoi gjyqe të rreme, internime dhe dëbime masive për familjarët e pafajshëm të gjithë moshave.

Për të gjithë këto krime kurrë nuk pati plotësisht transparencë, pendesë, falje dhe lustrim. Krahas oficerëve dhe punonjësve të rregullt të vet, Sigurimi kishte edhe mjaft bashkëpunëtorë e informatorë; shumë prej këtyre besohet se janë përfshirë në jetën politike dhe administrative të Shqipërisë këto 3 dekadat e fundit./VOA/

Pas

Për të qenë të lumtur ju duhen vetëm 8 minuta

Para

Berisha nga Vau i Dejës: Krimi sot godet ku të dojë, kur të dojë, krimi vendos në parlament, prokurime dhe kudo tjetër

Para
Berisha nga Vau i Dejës: Krimi sot godet ku të dojë, kur të dojë, krimi vendos në parlament, prokurime dhe kudo tjetër

Berisha nga Vau i Dejës: Krimi sot godet ku të dojë, kur të dojë, krimi vendos në parlament, prokurime dhe kudo tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në SHBA, vritet 16-vjeçarja, plagoset një tjetër

‘Paranoja’ e Vuçiç-it: Zagrebi, Prishtina, një pjesë e Podgoricës dhe e Sarajevës duan të më rrëzojnë

LAJM I FUNDIT/ Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen në disa qytete

Vdesin dy të rinj në Shkodër/ Njëri aksidentohet me makinë, tjetri ra nga lisi

Presidenti Begaj jep dakordësinë për rritjen e pagave

Shpërthen bombola e gazit në Patos, tre persona dërgohen me urgjencë në spital

Nga 300 deri në 1 mijë euro për person/ Arrestohet 35-vjeçari nga Pogradeci me furgonin plot me emigrantë të paligjshëm

Rama paralajmëroi fashë për energjinë elektrike, Konfindustria e kundërshton: Duhet analizë e thelluar për menaxhimin e deritanishëm

“I kam hasur çdo ditë”, Amerika fsheh ekzistencën e alienëve?! Piloti: Shumë avionë ushtarakë janë zhdukur

Prej dy ditësh i zhdukur në lum/ Ende asnjë gjurmë e të riut shqiptar, dyshohet se…

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.