Media austriakë “Der Standard” bëri më dijë një ditë më pare se astet e shtetit shqiptar nëpër botë kanë nisur të sekuestrohen për shkak se qeveria shqiptare ka refuzuar të paguajë gjobën e arbitrazhit prej mbi 100 milionë euro për biznesmenin italian, Françesko Beketi.
E ftuar ditën e sotme në Fax News, ish-avokatja e Shtetit Ledina Mandija, ka sqaruar se pasuritë e personave fizik apo juridik të shtetasve shqiptare nuk mund të preken, ajo që preket është pasuria e Republikës së Shqipërisë.
Mandija shtoi se nëse do të përballemi me një vendim jo pozitiv për anulimin e vendimit të arbitrazhit, shtetit shqiptar do të ishte mirë që të negocionte me kreditorin për të bërë të mundur që në këto procedurat e anulimit për të ulur vlerën e finale. Nëse detyrimi është 109 milionë mund të shkojë më poshtë nëse ulen në bisedime
“Në dijeninë time di që ka një vendim të panelit të arbitrave në lidhje me arbitrazhin në shumën 109 milionë euro përveç shpenzimeve ndërkohë që di që është kërkuar edhe anulimi i vendimit dhe po shqyrtohet kërkesa në panel ashtu sikur jam në dijeni që është kërkuar edhe ekzekutimi i vendimit dhe kanë filluar procedurat për ekzekutim vendimi në shtete e tjera ku Shqipëria ka pasuri. Do të thotë se Beketi po kërkon ekzekutimin e një vendimi të arbitrazhit ndërkombëtar. Një vendim i arbitrazhit ndërkombëtar, kërkohet që të njihet nga shtete që janë palë në konventë dhe është e drejta e personit i cili quhet kreditor të kërkojë ekzekutimin e vendimit atje ku ai e mendon se është i mundshëm ekzekutimi i tij. Pra me fjalë të tjera kuptohet se z. Beketi ka kërkuar procedurat për njohje ekzekutim vendimi dhe sipas ligjit proceduriale do të vazhdojnë edhe procedurat për ekzekutimin e tij.
Domethënë detyrimi është kundër Republikës së Shqipëri. Republika e Shqipërisë ka pasuri jo vetëm në shtetin shqiptar por edhe në shtete të tjera. Do të thotë që kreditori në momentin që është në dijeni të mjeteve monetare apo të pasurive të paluajtshme jashtë territorit të RSH në një shtet që është palë në konventë mund të kërkojë atje pikërisht ekzekutimin e këtij vendimit. Pasuritë e personave fizikë apo juridik të shtetasve shqiptare nuk mund të preken, ajo që preket është pasuria e Republikës së Shqipërisë. Nëse nuk paguhet dëmshpërblimi nda Z. Beketi është e mira se nëse ka një detyrim dhe do të përballemi me një vendim jo pozitiv të kërkesës për anulim do të vazhdohet në mënyrë detyruese forcërisht ekzekutimi i vendimit. Do të ishte e mirë që shtetit të negocionte me kreditorin për të bërë të mundur që në këto procedurat e anulimit për të ulur vlerën e finale. Nëse detyrimi është 109 milionë mund të shkojë më poshtë nëse ulen në bisedime.”- tha Mandija. (M.Q/Faxweb.al)